Lajme nga Bota

90 viktima në SHBA prej motit të keq

90 viktima në SHBA prej motit të keq

Mbi 90 persona kanë humbur jetën në SHBA në incidentet e shkaktuara nga kushtet e ashpra të motit i cili ka përfshirë vendin në javën e fundit.

Në Oregon, Pensilvani, Kaliforni dhe Indiana janë shënuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Raportohet se moti i ftohtë do të vazhdojë edhe në fillim të javës.

Thuhet se më shumë se 100 milionë njerëz janë prekur negativisht nga i ftohti polar që vazhdon të prekë shumë rajone të SHBA-së.