Lajme nga Bota

A do njiheshe me dikë që fiton më pak se 30 mijë dollarë në muaj? Përgjigjja e grave kineze shqetëson qeverinë

A do njiheshe me dikë që fiton më pak se 30 mijë

A do njiheshe me dikë që fiton më pak se 30 mijë dollarë në muaj? Një konkurrente e ‘If You Are the One’, programit më të njohur në Kinë për beqarët përgjigjet me Jo. Çdo emision fton meshkuj të cilët pyeten nga 24 gra të interesuara për tu njohur, ku tematikat janë të ndryshme.

?Por në këtë emision është vënë re se fusha e ekonomisë dhe financave zë vendin kryesor dhe duket se ky është interesi më i madh kur vjen puna tek njohjet serioze. Kryesisht gratë i përqendrojnë pyetjet tek gjendja financiare e burrit.

Për këtë Partia Komuniste e Kinës është shqetësuar duke thënë se ‘adhurimi dhe vendosja në fokus e parave’ por shkakton një dështim të përpjekjeve dhe anës morale të gjithkujt.

?Sipas disa mediave kineze, drejtuesve të emisionit u është kërkuar të përpiqen më shumë për të zbutur motivin e parave si një shtysë për të njohur dikë.

Po në Shqipëri a kanë gratë dhe vajzat më shumë interes për stabilitetin financiar? 

*Tiranapost.al.