A do ta mbajë Trump fjalën për të dëbuar Princ Harry-n nga Amerika
Me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, qëndrimi i Princit Harry dhe Meghan Markle në SHBA mund të jetë në rrezik. Gjatë fushatës zgjedhore Trump deklaroi se ishte kundër dhënies së lejes për Princ Harry-n që të qëndrojë në SHBA. Shkak është bërë libri "Spare" ku Harry ka pranuar se ka përdorur kokainë, kanabis dhe haluçinogjene.
Vetëm kaq do të mjaftonte për ta dëbuar.
Ndërkaq, disa muaj më parë Fondacioni Heritage teorizoi hyrjen e paligjshme të Princit Harry në vend dhe e çoi çështjen për shqyrtim nga një gjykatë në Uashington. Teoria thotë që qeveria amerikane duhet të ishte e rezervuar për të lindurit e dytë të Mbretit Charles dhe trajtimin preferencial.
U kërkua informacion në Departamentin e Sigurisë së Brendshme të qeverisë për të publikuar dokumentacionin në lidhje me praktikën e pranimit të Dukës së Sussex-it në territorin amerikan.
Donald Trump ishte shumë kritik në fushatën zgjedhore: “Nuk do ta mbroja. Tradhtoi mbretëreshën Elizabeth. Është e pafalshme. Do të ishte jashtë nga Amerika, nëse varet nga unë”, tha ai.
Nëse Donald Trump vendos t'i përmbahet...synimit të tij, Princi Harry mund të largohet nga SHBA.