Lajme nga Bota

Çfarë do të ndodhë me virusin gjatë verës? Përgjigjet virologu italian

Çfarë do të ndodhë me virusin gjatë verës?

“Çfarë do të ndodhë gjatë verës? Nuk ka kuptim të bësh asnjë lloj parashikimi. Parashikimet optimiste nuk kanë kuptim, por as ato pesimiste. Duhet të mendojmë për të tashmen. Vera është në duart tona. Duhet të qëndrojmë në shtëpi. Ajo që do të ndodhë gjatë verës do të varet nga ajo që ne bëjmë tani”.

Çfarë do të ndodhë me virusin gjatë verës?

Kështu shprehet virologu italian, Roberto Burioni, për “Rai Radio2”:

"Nëse vazhdojmë të dalim, virusi nuk do të ndalet. Nëse në vend të kësaj bëjmë një sakrificë, ndalojmë një pjesë të madhe të epidemisë dhe pastaj ngadalë fillojmë përsëri, nuk jam aq pesimist. Sidoqoftë, është e pamundur të bësh parashikime tani. Ne jetojmë për sot, të bësh programe në kohë nuk ka kuptim".

Gjithashtu ai u përgjigjet edhe lajmeve të rreme se disa qytetarë që nuk vijnë nga vendet e BE-së janë imunë nga virusi.

“Askush nuk ka antitrupa, të gjithë mund të infektohen, pavarësisht kombësisë”./ Burimi ilmessaggero