Lajme nga Bota

A do të ketë më shumë se një vaksinë për koronavirusin?

A do të ketë më shumë se një vaksinë për

Është folur shumë për perspektivën e një vaksine Covid-19 nga Pfizer dhe BioNtech, por shpresohet që përfundimisht të ketë më shumë se një vaksinë në treg.

Një vaksinë e re nga kompania amerikane Moderna është gati 95% efektive kundër Covid-19, ka deklaruar sot kompania.

Po ashtu kompania belge, Janssen, po shikon mundësinë e goditjes së virusit duke e modifikuar gjenetikisht për të trajnuar sistemin imunitar.

Shumica dërrmuese e njerëzve janë akoma të prekshëm nga koronavirusi. Ndërkohë që në fuqi janë vetëm kufizimet që mund të ndërmarrë shteti apo secili prej nesh për ta parandaluar

Ndërkohë, një vaksinë do të mësonte në mënyrë të sigurt trupat tanë të luftojnë infeksionin. Ose do të na ndalonte të infektoheshim me koronavirus.

Të kesh një vaksinë, krahas trajtimeve më të mira, është "strategjia" e kyçe.

Pfizer / BioNtech është kompania e parë farmaceutike që ndan informacione nga fazat e fundit të testimit të vaksinave.

Të dhënat tregojnë që goditja mund të parandalojë që më shumë se 90% të njerëzve të infektohen me Covid-19.

Rreth 43,000 kanë marrë vaksinën dhe nuk kanë ngritur shqetësime për sigurinë.

Rezultatet e provave priten gjithashtu në javët e ardhshme për një vaksinë që po zhvillohet nga prodhuesi britanik i ilaçeve AstraZeneca dhe shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit.

Ndërkohë gjithashtu janë lëshuar të dhëna inkurajuese për një vaksinë ruse të quajtur Sputnik V.

Bazuar në rezultatet e ndërmjetme nga një provë e fazës 3, e njëjta fazë e arritur nga Pfizer, studiuesit rusë raportojnë se është 92% efikase.

Moderna gjithashtu zhvilloi një provë të vaksinës së saj në më shumë se 30,000 njerëz në SHBA dhe ka rezultuar 94.5% efektive.

Rezultate nga ekipet të tjera që janë duke testuar vaksina priten gjithashtu në javët dhe muajt e ardhshëm.

*Artikulli i marrë nga BBC. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.