Lajme nga Bota

A do e bënit vaksinën kundër virusit edhe nëse ka këto efekte?

A do e bënit vaksinën kundër virusit edhe nëse ka

Ethe, temperaturë, dhimbje trupi, dhimbje koke dhe lodhje, janë simptomat që kanë përjetuar 5 persona në dy testet kryesore të vaksinave kundër koronavirusit. Ata thonë se i përjetuan këto simptoma pasi bënë vaksinën, tre me vaksinën e Moderna dhe dy nga testi i fazës së tretë nga Pfizer.

Por nëse njëra prej tyre rezulton me sukses, ata thonë se ja vlen që ti durojmë dhe të mbrohemi nga ky virus vdekjeprurës.

Këto simptoma konsiderohen si të pakëndshme dhe ndoshta të forta tek disa, por ekspertët thonë se zakonisht largohen një ditë pas kryerjes së vaksinës, edhe pse nuk përjashtohen raste specifike.

Testimi i vaksinës në fazën e tretë është një hap shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për të cerifikuar atë më të suksesshmin dhe që njerëzit të kenë mundësi ta marrin.

Aktualisht janë vetëm katër kandidatë të mundshëm dhe që po mbështeten nga SHBA-të. Ato janë: Moderna, Pfizer, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Zyrtarët shëndetësorë presin që të paktën njëra prej tyre të sjellë një vaksinë të sigurt dhe efektive, me shpresën se do dalë në qarkullim deri në fund të vitit.

A do e pranonit ju një vaksinë me efekte të tilla por që të jetë zgjidhja e kësaj pandemie? / CNBC/