Lajme nga Bota

A duhet ta bëjnë vaksinën anti-Covid gratë shtatzëna? Çfarë këshillon ekspertja amerikane

A duhet ta bëjnë vaksinën anti-Covid gratë shtatzëna?

Një nga grupet për të cilët diskutohen edhe benefitet por edhe rreziqet nga vaksina e koronavirusit janë gratë shtatzëna. Gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë me gji fëmijën e tyre, nuk janë të përjashtuara si kategori, por ekspertët e shëndetit u bëjnë thirrje që të flasin me doktorin para se të marrin vendimin.

Ekspertja amerikane Amy Whitten thotë se në fakt ka pasur raste të grave shtatzëna që janë sëmurë shumë rëndë pasi u infektuan më koronavirus: Ka plot raste ku është dashur shtrimi në spital dhe trajtimi intensiv.

Ekspertja thekson se gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë më gji fëmijën nuk janë përfshirë në fazat e testimi të vaksinës së prodhuar nga disa kompani.

Kolegji amerikan i Obstetricians and Gynecologists, e sugjeron vaksinën tek këto grupe, por ekspertja thotë se për këtë duhet më parë konsulta me doktorin. 

‘Është zbuluar se ndërsa vaksina nuk është studiuar veçanërisht për gratë shtatzëna, tek gratë që ngelën shtatzënë pasi morën vaksinën dhe ato që nuk u vaksinuan gjendja e tyre shëndetësore ishte e njëjtë’.