Lajme nga Bota

A mund të jetë vitamina D shpëtimi anti Covid? Vaksina efektive mund të mos dalë kurrë

A mund të jetë vitamina D shpëtimi anti Covid? Vaksina efektive

Më në fund, shkencëtarët britanike do të provojnë me fakte, nëse vitamina D vërtetë mund të mbrojë njerëzit nga Covid, pas pretendimeve se suplementi me tre kokrra në ditë mund të shpëtojë dhe jetën nga virusi. 

Studiuesit nga Universiteti Queen Mary i Londrës do të rekrutojnë 5,000 vullnetarë të cilët do marrin vitaminën për gjashtë muaj.

Më pas ata do të vlerësojnë nëse pjesëmarrësit rrezikojnë më pak nga infektimi dhe sëmundja rëndë gjatë muajve të dimrit.

Shumë studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që rezultojnë pozitivë për Covid-19 nuk kanë mjaftueshëm vitaminë D në trupat e tyre.

Britanikët janë më të rrezikuar nga mungea e vitaminës D midis tetorit dhe prillit kur nivelet e rrezeve të diellit janë shumë të ulëta -dhe ata me ngjyrë në rrezik edhe më të lartë.

A mund të jetë vitamina D shpëtimi anti Covid? Vaksina efektive

Rreth dy në pesë britanikë  kanë mangësi nga vitamina D gjatë dimrit, kur infeksionet e frymëmarrjes janë më të zakonshmet. Në SHBA, të paktën dy në pesë qytetarë gjithashtu nuk kanë nivele të mjaftueshme të vitaminës.

Kjo ka çuar në thirrjen e mjekëve të përdorimit të vitaminës D - të cilat kushtojnë pak dhe nuk kanë efekte anësore të rrezikshme-për të luftuar sëmundjen, në vend që të presin një vaksinë që ndoshta nuk do të dalë kurrë./Daily Mail/