Lajme nga Bota

A ndodheshim në prag të Luftës së Tretë Botërore? Rusia: Marrëdhëniet tona me SHBA-të arritën në një pikë të “rrezikshme”

A ndodheshim në prag të Luftës së Tretë Botërore?

Marrëdhëniet ruso-amerikane arritën një pikë të “rrezikshme” dhe presioni i vazhdueshëm i SHBA-ve në të gjitha frontet detyronte Moskën që të ishte nervoze dhe të merrte parasysh çdo skenar të mundshëm për reagim, ka thënë Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov në një deklaratë të dhënë ditën e sotme.

Ai është shprehur se përpara propozimit të samitit bilateral mes Biden dhe Putin nga ana e presidentit amerikan, largimi reciprok i diplomatëve, mosmarrëveshjet në nivel ideologjik dhe gjeo-politik së bashku me këmbënguljen e SHBA-ve për të shtuar sanksionet deri në arritjen e objektivave të saj, bënin që “çdo gjë të ishte në tavolinë”.

“Washington-i provokoi përgjatë viteve të fundit një tensionim të paprecedentë mes dy vendeve dhe marrëdhëniet bilaterale arritën në një pikë që mund të krijonte incidente”- ka thënë mes të tjerash Lavrov.

Në samitin e 16 qershorit që u zhvillua në Gjenevë mes Biden dhe Putin ndonëse nuk u arrit ndonjë akord me peshë historike, apo qoftë edhe një deklaratë e përbashkët, u ra dakord në parim që dy liderët nuk do të dëbojnë më diplomatët e vendit tjetër dhe as nuk do të shtojnë sanksionet në të ardhmen e parashikueshme me qëllim tregimin e një vullneti të mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy superfuqive.

Tiranapost.al