Lajme nga Bota

A po shkon drejt fundit “makthi” i vaksiniminit në Europë?

A po shkon drejt fundit “makthi” i vaksiniminit në Europë?

Pas një fillimi të ngadaltë, fushata e vaksinimit në BE e shtoi ritmin eksponencialisht përgjatë muajit të fundit. Deri ditën e sotme në 3 Maj, BE-ja ka arritur të administrojë 188 milion doza të vaksinës, si dhe ka siguruar një marrëveshje me kompaninë amerikane “Pfizer” për të siguruar 1.8 miliard doza të tjera që do të mbërrijnë në kontinent deri në vitin 2023. Gjithashtu, Brukseli pritet të finalizojë një marrëveshje me kompaninë bioteknologjike “Novovax” për të ndërtuar fabrika vaksinash dhe medikamentesh brenda territorit e saj.

Shtetet e mëdha të Unionit, si Italia, Franca dhe Gjermania tashmë po administrojnë me mijëra doza në ditë.

Nga pikëpamja ekonomike, kontinenti ndodhet në recesion, por suksesi relativ i fushatës së vaksinimit, po lejon rihapjen graduale të ekonomive, çka do të mundësojë rimëkëmbjen.

Ndryshe nga Britania dhe SHBA-të, Europa nuk mendoi vetëm për nevojat e saj të vaksinimit, por që prej muajit mars ka eksportuar 77 milion doza në 33 shtete në kuadër të projektit të ndihmës COVAX (program prej të cilit ka përfituar Shqipëria dhe Kosova).

Objektivi është që 70% e popullsisë madhore në BE të jetë e vaksinuar deri në fund të verës, për të shmangur rikthimin e sezonit gripal.

Përshtatur në shqip nga “Bloomberg”/ tiranapost.al