Lajme nga Bota

A u manipuluan zgjedhjet në SHBA? Ja si përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

A u manipuluan zgjedhjet në SHBA? Ja si përgjigjet Prokurori i

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve Eilliam Barr, aleat i ngushtë i Presidentit Trump, ka thënë se Departamenti i Drejtësisë nuk ka gjetur prova të mashtrimit apo manipulimit në zgjedhjet e vitit 2020. Në një deklaratë ai thotë se nuk ka asnjë të dhënë për manipulime që të ketë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve:

"Deri më sot, ne nuk kemi parë mashtrim në një shkallë që mund të ketë ndikuar në një rezultat tjetër në zgjedhje".

Komentet e tij vijnë pasi Donald Trump duket se ende nuk ka arritur të pranojë humbjen. Bashkë me aleatët e fushatës zgjedhore, Trump ka ngritur padi në shtetet ku ai humbi, në të cilat Joe Biden është certifikuar si fitues.

Që nga votimi i 3 nëntorit, Trump ka bërë vazhdimisht pretendime të pabazuara për mashtrim të gjerë të votuesve, dhe anëtarët e ekipit të tij të mbrojtjes ligjore kanë folur për një komplot të pretenduar ndërkombëtar për t'i dhënë fitorën Joe Biden.

Në intervistë për AP, Barr thotë se Departamenti i Drejtësisë (DOJ) dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare kanë hetuar çdo pretendim, "dhe deri më tani, ne nuk kemi parë asgjë për ta vërtetuar atë".

Pas intervistës së tij kanë reaguar avokatet e fushatës së Trump, Rudy Giuliani dhe Jenna Ellis të cilët thanë se ai nuk ka njohuri dhe nuk është bërë hetim i parregullsive thelbësore dhe provave të mashtrimit sistemik.

*BBC/ Tiranapost.al.