Lajme nga Bota

Administrata e Biden ndalon planin për faljen e kredive studentore

Administrata e Biden ndalon planin për faljen e kredive studentore

Administrata Biden ka ndaluar vendimin për faljen e kredisë studentore pasi një gjykatë rrëzoi planin e saj të enjten.

"Në këtë vend, ne nuk sundohemi nga një ekzekutiv i plotfuqishëm me një stilolaps dhe një telefon," shkroi gjyqtari Mark Pittman në vendimin e tij prej 26 faqesh . Pittman u emërua në vitin 2019 nga ish-presidenti Donald Trump.

Grupi gjykues e quajti planin e Bidenit "irracional, arbitrar dhe të padrejtë" dhe akuzoi presidentin për tejkalim të autoritetit të tij.

Vendimi argumentoi se Shtëpia e Bardhë ka injoruar procedurat federale duke mos kërkuar koment publik mbi programin e saj.

Administrata e Biden tha se Departamenti i Drejtësisë e ka apeluar tashmë vendimin.