Lajme nga Bota

Aeroporti i Brukselit ofron testin e virusit për qytetarët e zonave të kuqe. Paguaj më shumë dhe merr përgjigjen më shpejt

Aeroporti i Brukselit ofron testin e virusit për qytetarët e zonave

Ky vendim nuk vlen për shqiptarët, pasi BE vijon ti mbajë të mbyllur kufijtë për qytetarët e vendeve të rajonit Ballkanit. Por janë vende të tjera të shpallura si zona të kuqe nga autoritetet belge, si Spanja, Franca dhe Kroacia, qytetarët e të cilëve kur zbresin në aeroportin e Brukselit do duhet të bëjnë testin e koronavirusit me pagesë.

Një njësi e lëvizshme do të vendoset jashtë terminalit të aeroportit dhe do të funksionojë deri në fillim të shtatorit. Drejtori i Përgjithshëm Arnaud Feist ka thënë se për disa pasagjerë do të jetë i disponueshëm rezultati i testit të virusit brenda tre orësh.

Por testi do të bëhet me pagesë: Fillon me 46 euro për pasagjerët që mbërrijnë në Bruksel dhe janë nga zonat e kuqe. 67 euro kushton testi për pasagjerë të tjerë që zgjedhin analizën e thjeshtë që kërkon nëntë orë deri sa të dalë përgjigja. Ndërsa ata që kanë mundësi, mund të paguajnë 135 euro dhe përgjigjen e marrin brenda 3 orësh.

Zyrtarët e kompanive ajrore dhe të aeroporteve u kanë bërë thirrje qeverive kombëtare që të përdorin më shumë testime në aeroporte për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, në vend të opsionit të karantinës që është e detyrueshme për udhëtarët nga disa vende. Ata thonë se testimi në aeroport është më i sigurt si dhe ndihmon në frenimin e përhapjes së virusit.

Sipas rregullit nga ministrja e Jashtme belge, udhëtarët që shkojnë në Belgjikë nga zonat e kuqe që konsiderohen me rrezik të lartë nga niveli i infeksionit, që përfshijnë disa rajone në Spanjë, Francë dhe Kroaci përballen me karantinë të detyrueshme dhe duhet të disponojnë testin e koronavirusit. / Politico/