Aeroporti në Milano do të marrë emrin e Silvio Berlusconi-t
E Hënë 8 Korrik 2024, 13:40
TiranaPost
Malpensa, aeroporti më i madh në Milano do të marrë emrin e ish-kryeministrit të ndjerë, Silvio Berlusconi.
Matteo Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë, bëri të ditur lajmin ë rrjetet sociale.
“Lajm i mirë: Aeroporti Malpensa i Milanos do të marrë emrin e Silvio Berlusconit”, shkruan Salvini.
Sipas Salvinit, zyrtarë nga rajoni i Lombardisë, ku ndodhet aeroporti, bënë një kërkesë për ta riemërtuar atë një vit më parë. Së fundmi, bordi i drejtorëve të Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil të vendit e miratoi. Megjithatë, është e paqartë ende se kur saktësisht Malpensa, që ofron fluturime në 180 destinacione në 77 vende, do të riemërtohet zyrtarisht.