Lajme nga Bota

Agjencia e Sigurisë së brendshme në Gjermani fillon zyrtarisht survejimin e AfD-së

Agjencia e Sigurisë së brendshme në Gjermani fillon zyrtarisht

Agjencia e Sigurisë së brendshme gjermane ka marrë vendimin e paprecedent për të survejuar një subjekt politik, teksa ka lajmëruar se do të përgjojë partinë e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD). Kjo nënkupton se autoritetet e sigurisë gjermane kanë mandat ligjor për të vendosur përgjuesa në mjetet elektronike të zyrtarëve të partisë, të dërgojë “të infiltruar” në aktivitetet e veta elektorale dhe të kontrollojë zyrat në çdo kohë që ka dyshime për aktivitet ilegal.

Vendimi është kundërshtuar menjëherë nga zyrtarët e AfD që e kanë quajtur vendimin si një taktikë politike për të dekurajuar mbështetjen për partinë 6 muaj përpara zgjedhjeve federale. Partia më e madhe e opozitës në Gjermani ka afruar shumë elementë radikalë në një vend që ka një të shkuar të hidhur me esktremizmin e djathtë, por megjithatë vendimi zyrtar për ta mbajtur nën hetim gjatë gjithë kohës është shqetësues për standartin e demokracisë në shtetin qendror të Bashkimit Europian.

Kujtojmë se AfD pritet të marrë mnbi 20% sipas sondazheve, ndërkohë që është forca politike me më shumë mbështetës meshkuj në Gjermaninë Lindore, një indikacion ky se përfaqëson votën e shtresave më të varfra dhe të neglizhuara nga klasa politike në Gjermani.

Tiranapost.al