Lajme nga Bota

Agjentët e FBI-së gjejnë dokumente të fshehta në shtëpinë e Donald Trump

Agjentët e FBI-së gjejnë dokumente të fshehta në

Agjentët federalë amerikanë gjetën dosje të fshehta dhe shumë dokumente të tjera të klasifikuara në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida.

FBI bastisi pronën të hënën, por deri më tani nuk kanë dhënë detaje se çfarë po kërkonin apo çfarë u gjet.

Dokumentet e gjykatës zbuluan se agjentët gjetën 11 grupe dokumentesh të klasifikuara, duke përfshirë disa të shënuara si top sekret. Një grup u shënua "top sekret/SCI" - niveli më i lartë i klasifikimit.

Mediat amerikane raportuan se Trump po hetohet për pengim të mundshëm të drejtësisë dhe shkelje të Aktit të Spiunazhit.

Trump në një postim në faqen e tij në “Truth Social” tha se asnjë nga dokumentet e sekuestruara nuk ishte i klasifikuar.