Lajme nga Bota

Airbnb të ofron mundësinë për të jetuar kudo, falas për një vit. Si të aplikosh?

Airbnb të ofron mundësinë për të jetuar kudo, falas

Airbnb po kërkon 12 njerëz për të jetuar në pronat e vetë kompanisë kudo nëpër botë për plot një vit. Frymëzuar nga kërkesa në rritje për fleksibilitet për të punuar nga kudo që dëshiron, Airbnb ka njoftuar fillimin e programit ‘Live Anywhere on Airbnb’.

Ideja është që 12 individët me deri në tre shoqërues secili do jenë në gjendje të jetojnë ekskluzivisht në pronat e Airbnb për afërsisht një vit. Kompania po kërkon grupin e personave që të marrin pjesë nga korriku 2021 deri në korrik 2022, me programin që është i hapur për këdo nga familjet e reja deri tek udhëtarët solo.

Airbnb të ofron mundësinë për të jetuar kudo, falas

Sikur kjo të mos mjaftonte, ata do mbulojnë koston e akomodimit dhe ndihmë transporti për kohëzgjatjen e programit. Ata thjesht kërkojnë që pjesëmarrësit të ndajnë përvojat e tyre me ta, për të ‘ndihmuar në informimin mbi azhurnimet dhe inovacionet e ardhshme’ të Airbnb. Pjesëmarrësit thjesht do duhet të tregojnë se si ishte jeta e tyre dhe si mund të përmirësohet.

Sipas Raportit të Airbnb për Udhëtimin dhe Jetesën, 74% e atyre që u anketuan në pesë vende të ndryshme shprehën interesin për të jetuar diku tjetër pas pandemisë përveç vendit ku jeton punëdhënësi i tyre.

Airbnb të ofron mundësinë për të jetuar kudo, falas

Nëse jeni të interesuar, aplikacionet për programin Live Anywhere në Airbnb do jenë të hapura deri më 30 qershor 2021- thjesht klikoni në faqen e internetit të Airbnb. 12 pjesëmarrësit do të zgjidhen nga një panel i intervistuesve në korrik dhe do të fillojnë të udhëtojnë në shtator.

*Tiranapost.al.