Lajme nga Bota

Aksident fatal në Turqi me 14 viktima dhe disa të plagosur, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident fatal në Turqi me 14 viktima dhe disa të plagosur, pamje nga

Një aksident fatal në Turqi ndodhur në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar 14 viktima dhe të paktën 18 të plagosur. Mediat turke tregojnë se autobusi me pasagjerë u përmbys në Autostradën Balikesir ndërsa po nisej për në Edremit, në provincën perëndimore të Balikesir.

Aksident fatal në Turqi me 14 viktima dhe disa të plagosur, pamje nga

Aksident fatal në Turqi me 14 viktima dhe disa të plagosur, pamje nga

Sipas shërbimit të urgjencës turke, disa prej pasagjerëve të lënduar janë në gjendje të rëndë. Ata janë dërguar në spitalet më të afërta. Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërsa theksohet se ky është rasti i dytë së fundmi në Turqi me një bilanc viktimash dhe aksidenti të ngjashëm.

Aksident fatal në Turqi me 14 viktima dhe disa të plagosur, pamje nga

Aksident fatal në Turqi me 14 viktima dhe disa të plagosur, pamje nga

Gjashtë persona ndërruan jetë dhe 37 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përplas me një kamion në provincën Manisa, një aksident i ndodhur pak ditë më parë.

Aksidentet në Turqi po marrin qindra jetë njerëzish çdo vit në të gjithë Turqinë. Një e treta e aksidenteve shkaktohen nga tejkalimi i shpejtësisë nga ana e shoferëve. Qeveria kërkon të zvogëlojë numrin e aksidenteve me një numër masash më të rrepta dhe ndëshkuese për shoferët që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

*Artikulli i Daily Sabah, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.