Aksidentohet autobusi, 8 të vdekur dhe 35 të plagosur në Turqi

E Diel 5 Shkurt 2023, 11:01
TiranaPost
Një aksident tragjik u ka marrë jetën 8 personave dhe ka lënduar 35 të tjerë. 4 janë në gjendje të rëndë.
Sipas mediave turke, mësohet se autobusi ka dalë nga rruga duke përfunduar në tokë bujqësore.
Autobusi ishte nisur nga Diyarbak?r në Bodrum dhe u përmbys në kryqëzimin Karabedir, Dinar Haydarl?.
Dyshohet se përgjumja e shoferit ka qenë shkaku i humbjes së kontrollit të mjetit.