Lajme nga Bota

Aksidentohet autobusi me turistë në Bullgari, katër viktima

Aksidentohet autobusi me turistë në Bullgari, katër viktima

Pas autobusit polak të aksidentuar në Kroaci me 12 viktima, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë. Një autobus në Bullgari është përplasur me një makinë të parkuar. Si pasojë kanë humbur jetën 4 pasagjerë, 8 të tjerë janë lënduar.

Mësohet se turistët po ktheheshin nga Stambolli për në Rumani.

Deri tani nuk dihen shkaqet që çuan në këtë aksident.