Aktorja iraniane: Hixhabi i detyrueshëm është aty ku ka qenë, asgjë nuk po ndryshon
E Hënë 5 Dhjetor 2022, 12:28
TiranaPost
Irani nuk shfuqëzuar Policinë e Moralit dhe as nuk po bën ndryshime për mbajtjen e Hixhabit. Kështu është shprehur Golshifteh Farahani, aktorja iraniano-franceze që jeton në Paris.
Deklarata e saj në një postim në Instagram vjen pasi mediat raportuan se Irani po bënte rishikime në ligjin e mbajtjes së Hixhabit, pas protestive masive për vdekjen e Mahsa Aminit.
“Të dashur qytetarë të botës, Hixhabi i detyrueshëm është aty ku ka qenë. Asgje nuk ka ndryshuar. Të burgosurit politikë janë ende në burgje. Jetët e tyre në rrezik. Njerëzit janë të shtrydhur ekonomikisht, mendërisht dhe fizikisht në kufijtë ekstremë. Diktatura është aty me gjithë kriminelët e egër që mbështesin regjimin fashist. Ne luftojmë deri në liri. Liri absolute”
View this post on Instagram