Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi
E Enjte 28 Shtator 2023, 13:48
TiranaPost
Akullnajat zvicerane kanë humbur 10 për qind të vëllimit të tyre në dy vitet e fundit, te njëjtë me sasinë e akullit të humbur midis vitete 1960-1990.
Shkrirja e akullnajave ka ardhur si pasojë e kushteve ekstreme të motit të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike, sipas një raporti të ri.
Pak borë në dimër dhe temperatura shumë të larta në verë morën 10 për qind të vëllimit të akullnajës gjatë viteve 2022 dhe 2023, zbuloi ekipi i shkrncëtarëve në Akademinë Zvicerane të Shkencave të Natyrës.
Pas humbjes së gjashtë për qind të vëllimit të tij në vitin 2022, i cili pa shkrirjen më të madhe deri më sot, këtë vit vëllimi i akullit është ulur me katër për qind të tjera.