Lajme nga Bota

Alarm në Britani: Numri më i lartë i viktimave me Covid që nga qershori

Alarm në Britani: Numri më i lartë i viktimave me Covid që

Britania e Mardhe ka regjistruar 241 viktima në 24 orët e fundit dhe 21 mijë e 331 raste të reja. Ekspertët kanë thënë se vendi po përballet me valën e dytë të koronavirusit dhe duket se masat e vendosura deri më tani nuk po japin rezultate në shifra.

Në total Britania ka 762,542 raste ndërsa 43,967 janë njerëz që kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë. Hera e fundit kur vendi u përball me mbi 200 viktima në një ditë ishte 5 qershori, ku u raportuan 258 viktima.

Alarm në Britani: Numri më i lartë i viktimave me Covid që

Ndërsa numri i të infekturave është i dyti më i larti i shënuar ndonjëherë. Ndërkohë, Britania e Madhe mund të bëhet vendi i parë që infekton qëllimisht njerëzit me koronavirus si pjesë e një prove vaksinimi. Plani i shkencëtarëve është që njerëzit të ekspozohen qëllimisht ndaj virusit për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës. Janë më shumë se 90 pjesëmarrës në studim nga mosha 19-30 vjeç të cilët do të monitorohen me kujdes për të parë se çfarë efektesh të mundshme mund të japë kjo vaksinë dhe nëse jep rezultate pozitive.