Lajme nga Bota

Alarm për bombë në aeroportin gjerman të Frankfurtit

Alarm për bombë në aeroportin gjerman të Frankfurtit

Qindra pasagjerë u evakuuan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit në Gjermani pas një alarmi për bombë. Terminali 1 i aeroportit u evakuua këtë mbrëmje ndërsa policia qëndroi larg bagazheve të braktisura, për të cilat aktualisht thuhet se janë të parrezikshme.

Pamjet treguan oficerë të armatosur teksa rrethonin një të dyshuar ndërsa të gjithë udhëtarët e tje u panë duke qëndruar jashtë aeroportit. Një burrë, që besohet të jetë i pastrehë, thuhet se la një çantë të dyshimtë në kontrollin e pasaportës dhe bërtiti 'Allahu Akbar' para se të arratisej, sipas raporteve të pakonfirmuara në Bild.

Alarm për bombë në aeroportin gjerman të Frankfurtit

Ai dhe një i dyshuar i dytë thuhet se u arrestuan pak minuta më parë. Aeroporti i Frankfurtit njoftoi në Twitter:

'Për shkak të një operacioni të vazhdueshëm policor, pjesë të Terminalit 1, stacioni rajonal i trenit dhe kalimi në stacionin e trenit në distanca të gjata janë aktualisht të mbyllura në Aeroportin e Frankfurtit. Udhëtarëve u kërkohet të ndjekin udhëzimet e stafit të sigurisë në vend. Si rezultat, mund të ketë vonesa në procesin operacional. Prandaj udhëtarëve u kërkohet të kontrollojnë statusin e fluturimit paraprakisht në faqen e internetit të linjës ajrore. Policia federale dhe e shtetit po hetojnë incidentin'.

Alarm për bombë në aeroportin gjerman të Frankfurtit

Në një azhurnim të fundit, Aeroporti i Frankfurtit bëri thirrje të ketë përmbajtje ndaj spekulimeve: 

'Duke marrë në konsideratë hetimin e vazhdueshëm policor në Aeroportin e Frankfurtit, ne do t'ju kërkojmë të përmbaheni nga spekulimet dhe komentet e papërshtatshme në lidhje me incidentin, si dhe postimet e videove. Ne do t'ju mbajmë të informuar sa më shpejt që të marrim azhurnime nga autoritetet.'

*Tiranapost.al.