Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA

E Mërkurë 20 Janar 2021, 16:43
TiranaPost
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në Capitol për ceremoninë e inagurimit.
Por një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë ka ngjallur panik dhe ndërtesa është evakouar.
Një zyrtar i informacionit publik të Gjykatës së Lartë ka bërë të ditur lajmin për CNN teksa thuhet se janë shtuar forcat e Gardës Kombëtare.
Ndërtesa e Gjykatës së Lartë ndodhet pak metra larg nga Capitoli, ku Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë betimin si presidenti i 46-të i SHBA-ve.
Artikulli i marrë nga CNN, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.