Lajme nga Bota

Alarm për bombë në Paris, evakuohet Harku i Triumfit dhe Kulla Eiffel

Alarm për bombë në Paris, evakuohet Harku i Triumfit dhe Kulla

Një evakuim i dyfishtë është bërë në Paris pasi u zbuluan çanta me municione pranë Kullës Eiffel.

Po ashtu edhe “Harku i Triumfit” në Parisin qendror është evakuar pas një kërcënimi për bombë.

Ndërkohë siç raporton “Daily Mail” policia është vendosur në këto zona që prej orës 3 pasdite. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njerëz duke vrapuar nëpër shkallët e metrove të cilat po ashtu janë evakuar gjatë operacionit të policisë.

Ndërkohë, Franca është në gatishmëri të lartë që pas ngjarjes kur një 18-vjeçar i preu kokën një mësuesi në fillim të këtij muaji, pasi përdori karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimi.

Kujtojmë se kohët e fundit ka pasur disa alarme të rreme për bombë në stacionin hekurudhor Lyon javën e kaluar dhe në Kullën Eiffel një muaj më parë.

Ndërkohë deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron se “islami shkakton probleme” ka shkakruar revoltë në botën myslimane.