Lajme nga Bota

Alarm sigurie, ndërpritet prova e inagurimit të Joe Biden në Capitol Hill

Alarm sigurie, ndërpritet prova e inagurimit të Joe Biden në

Capitol Hill në Uashington DC u mbyll për pak kohë pas një alarmi sigurie, dy ditë para se Joe Biden të inaugurohet si president i SHBA.

Policia tha se ata vepruan me kujdes pasi dëshmitarët raportuan se po ngrihej tym në ajër. Por zjarri ishte disa blloqe larg. Ngjarja ndodhi mes përgatitjeve të një prove për inaugurimin e Biden.

Pesë njerëz humbën jetën disa ditë më parë pasi një turmë pro-Trump sulmoi Capitol Hill që është shtëpia e Kongresit të SHBA. Tashmë mijëra ushtarë rezervë të Gardës Kombëtare janë vendosur në Capitol dhe rreth Ëashington DC qendrore.

Alarm sigurie, ndërpritet prova e inagurimit të Joe Biden në

Nuk kishte asnjë kërcënim për publikun, thanë zyrtarët pas bllokimit të ditës së sotme. Kongresi aktualisht është në pushim.

Çfarë përgatitjesh po bëhen për inaugurimin e Biden?

Siguria është e fortë pas protestave që pushtuan Capitolin në fillim të këtij muaji. Parku i rregulluar përreth kompleksit është mbyllur, së bashku me shumë rrugë kryesore. Gardhe janë vendosur rreth Shtëpisë së Bardhë. Prova e inaugurimit e planifikuar për ditën e sotme tashmë është shtyrë për arsye sigurie. Të 50 shtetet amerikane dhe Distrikti i Columbia (DC) janë në gatishmëri për protesta të mundshme të dhunshme. FBI ka paralajmëruar protesta të mundshme të armatosura nga mbështetësit pro-Trump nëpër kryeqytete. Sapo të betohet, Biden do të lëshojë urdhra ekzekutivë për të ndryshuar ndalimet e udhëtimit të Presidentit Trump. Presidenti i zgjedhur pritet gjithashtu të përqëndrohet në bashkimin e familjeve të ndara në kufirin SHBA-Meksikë dhe të lëshojë mandate për Covid-19 dhe veshjen e maskave.

Çfarë do të ndodhë më 20 janar?

Biden dhe Zëvendës-Presidentja e zgjedhur Kamala Harris do të bëjnë betimin përpara ndërtesës së Capitolit, me pamje nga Qendra Kombëtare. Në një situatë normale një turmë prej qindra mijëra personash do të ishte atje për të dëshmuar një moment të rëndësishëm në jetën kombëtare amerikane.

Por mes pandemisë së koronavirusit dhe shqetësimeve të sigurisë, madhësia e turmës po kufizohet ashpër këtë vit.

Artikulli i marrë nga BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.