Lajme nga Bota

Aleksei Navalny arrestohet sapo mbërrin në Rusi

Aleksei Navalny arrestohet sapo mbërrin në Rusi

Aleksei Navalny është ndaluar nga policia sapo ka zbritur në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, pasi arriti nga Gjermania.

Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh ka thënë për mediat se nuk është në dijeni as se ku e kanë dërguar dhe as pse është ndaluar.

Navalny ndodhej për disa muaj në Gjermani, pas helmimit që pësoi dhe prej të cilit akuzonte qeverinë ruse. Në Gjermani mori trajtimin e nevojshëm dhe doli nga gjendja e komës.

Navalny nuk ishte i vetmi i arrestuar, edhe disa njerëz që po e prisnin për mbështetje u arrestuan gjithashtu.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Lyubov Sobol, avokat në Fondacionin Anti-korrupsion të Navalnyt; Ruslan Shaveddinov menaxher projektesh në këtë fondacion dhe disa gazetarë.

“Unë, të arrestohem? Unë jam i pafajshëm”, tha Navalny për gazetarët para se të hipte në avionin e Pobedas, kur u pyet nëse ishte në dijeni që do ta arrestonin.

*Artikulli i CNN u përshtat në shqip nga Tiranapost.al