Lajme nga Bota

Alexei Navalny/ Amnesty International i rikthen statusin e “të burgosurit të ndërgjegjes”

Alexei Navalny/ Amnesty International i rikthen statusin e “të

OJF-ja më e madhe në glob për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e ka rikthyer liderin opozitar Alexei Navalny në listën e “të burgosurve për shkak të ndërgjegjes” dhe ka kërkuar falje që ja hoqi këtë status pak muaj më parë.

“Amnesty International” në 24 Shkurt filloi të mos e përdorte këtë term duke iu referuar Navalny-t për shkak se në të shkuarën ai ka bërë komente nacionaliste dhe ksenofobike që sipas AI e skualifikonin nga ky vlerësim.

Por, në një e-mail dërguar kompanisë së lajmeve “Reuters”, AI shpjegon se e ka rishqyrtuar vendimin e saj dhe e ka rikthyer statusin: “Amnesty International ka marrë vendimin e gabuar... dhe kërkon falje për impaktin negativ që kjo mund të ketë pasur mbi Navalny-n personalisht dhe aktivistët në Rusi dhe rreth botës që kanë punuar parreshtur për lirinë e tij”- shkruhet mes të tjerash në deklaratë.

Kujtojmë se Navalny u lejua pas më shumë se 15 ditësh grevë urie që të vizitohej nga një mjek specialist për dhimbjet e shpinës dhe mungesën e gjumit dhe sipas raportimeve të aleatëve të tij ai ka qenë subjekt i presionit psikologjik dhe mund të jetë dhunuar edhe fizikisht nga gardianët e burgut ku ai qëndron. Vizitat për të nuk lejohen dhe besohet se ka humbur më shumë se 20 kile përgjatë dy muajve të fundit që ka qenë i burgosur.

Përshtatur në shqip nga Tiranapost.al