Lajme nga Bota

Yulia, gruaja e Alexei Navalny në Instagram dhe e bija në Tik Tok. Si mund të jetë modeli i një familjeje opozitari sot

Yulia, gruaja e Alexei Navalny në Instagram dhe e bija në Tik Tok. Si

Merrni Familjen e 'Mulino Bianco', katapultoni në minus 20 gradë në fluturim mes Berlinit dhe Moskës dhe më pas, në vend të sheqerit pluhur vendosni pak Novichock. Mirësevini në familjen Navalny, familje e përsosur për të qëndruar në opozitë, në ditët e sotme të mediave sociale, ku nëna përdor Instagramin dhe vajza TikTok-un, sepse kështu bëhet politikë sot.

Yulia, gruaja e Alexei Navalny në Instagram dhe e bija në Tik Tok. Si

Yulia, gruaja e Alexei Navalny në Instagram dhe e bija në Tik Tok. Si

Çifti që shihni në foto janë Yulia dhe Alexei nga Rusia. Alexei Navalny është lideri i opozitës në Rusi i cili i shpëtoi një helmimi me agjent nervor Novichok për të cilën akuzohet Vladimir Putin. Alexei është kritiku i tij më i madh dhe lufta mes tyre vazhdon…. Dhe pas çdo burri të suksesshëm thonë, qëndron një grua… si Yulia.

Yulia, gruaja e Alexei Navalny në Instagram dhe e bija në Tik Tok. Si

Ajo është 44 vjeçe e rritur në Moskë. Ka diplomë ekonomiku. Alexein e njohu për herë të parë teksa ndodhej me pushime në Turqi. Prej 20 vitesh të martuar, ata tani jetojnë në një shtëpi me tre dhoma në periferi të jug-lindjes së Moskës.

Julia mbi të gjitha ka mësuar një gjë: Ti japë lamtumirën burrit të saj sa herë largohet. Këtë e bëri edhe një javë më parë, kur në aeroportin Sheremetyevo, sapo mbërriti nga Gjermania në Moskë, i dha një puthje bashkëshortit mes faqes dhe buzëve, duke e ditur fare mirë se me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin mund të qëndrojë prej vitesh me radhë në burg.

Yulia, gruaja e Alexei Navalny në Instagram dhe e bija në Tik Tok. Si

Nuk është film dhe as trillim, sepse Alexei Navalny vërtetë që arrestohet dhe përfundon në burg. Atë donin të helmonin me Novichok, qëndroi për javë të tëra në spital, por Yulia nuk u dekurajua aspak.

Yulia, gruaja e Alexei Navalny në Instagram dhe e bija në Tik Tok. Si

Në postimet në Instagramin me 460 mijë ndjekës, Alexei edhe pse nuk i kishte punët mirë shkruante: Nuk ka asgjë me të cilën nuk mund të përballemi. Çdo gjë do të shkojë mirë! Dhe kështu po ndodh!

Yulia, gruaja e Alexei Navalny në Instagram dhe e bija në Tik Tok. Si

Mos mendoni për asnjë moment për shprehjen klishe: Prapa një burri të suksesshëm qëndron një grua, sepse Yulia mund të bëhet një udhëheqëse. Së shpejti ata në Rusi do ta votojnë, si Svetlana Tikhanovskaya-n në Bjellorusi apo gruan e Leopoldo Lopez në Venezuelë të cilat me burrat e tyre në nurg, dolën dhe ngritën zërin në rrugë. Dhe sigurisht jo si karta rezervë. Sepse nëse gratë tundin flamuj, bota i shikon. Sidomos nëse edhe ata përfundojnë në burg, siç ndodhi dje me Yulian e cila u ndalua gjatë protestave për lirimin e Alexeit në Moskë.

Yulia, gruaja e Alexei Navalny në Instagram dhe e bija në Tik Tok. Si

As vajza e tyre Dasha Navalny nuk mbetet pas. Dashës i përshtatet mirë fjala influencuese, por jo mode. Ajo është 20 vjeçe dhe ka studiuar në Universitetin e Stanfordit, është sinteza perfekte e Rusisë e cila tani është në Perëndim. Ajo ka aftësi ti bëjë të rinjtë për vete dhe ta përkrahin.

Në kanalin në Youtune, u shfaq në 2019-ën duke intervistuar të rinj rusë dhe duke i pyetur se çfarë kërkonin nga politika. Ishte koha kur sheshi në Moskë nuk kishte parë të rinj ndër vite dhe sigurisht jo me Kushtetutë në dorë, siç do të ndodhte në pak kohë.

Yulia, gruaja e Alexei Navalny në Instagram dhe e bija në Tik Tok. Si

Yulia, gruaja e Alexei Navalny në Instagram dhe e bija në Tik Tok. Si

Sot Dasha është gjenerata e TikTok. Dhe TikTok është një forcë më shumë për çështjen e babait të saj Alexey. Në kohën kur 'Belingcat', platforma e gazetarisë investiguese shkelet me këmbë në Kremlin, ajo mbledh ndjekës që i takon në rrugë, dhe përdor çdo aplikacion në internet, duke përfshirë edhe Tinderin.

A është e gjithë familja disidente e Mulino Bianco vetëm për politikë dhe pa zemër? Jo sepse është edhe një tjetër anëtar familje. Ai është më i vogli, Zahari 13 vjeç. Nuk shfaqet dhe nuk dihet shumë për të, kjo për të gjithë ata që mendojnë se edhe fëmijët janë pjesë e opozitës së ‘Mulino Bianco’.

*Tiranapost.al.