Lajme nga Bota

Alexei Navalny: Si më ndihmoi prania e gruas të dilja nga koma

Alexei Navalny: Si më ndihmoi prania e gruas të dilja nga koma

Lideri opozitar rus e ka marrë veten pas ditëve që kaloi në gjendje kome për shkak të një helmimi ende pa autorë.

Një nga njerëzit që luftoi për transferimin e tij për kurim në Gjermani është Yulia, bashkëshortja për të cilën shkruan një status mirënjohjeje.

“Yulia, ti më shpëtove nga koma dhe duhet të futesh në librat shkollorë të neuroshkencës”, shkruan Navalny shoqërues fotos shkrepur në ballkonin e spitalit, pak pasi kishte rimarrë veten.

Navalny tregon se kur ishte në koma nuk kuptonte gjë, por është i sigurt që e ndjente praninë e gruas pranë tij.

“Nuk ka dyshim që ekziston një shpjegim shkencor. Unë ndjeja timbrin e zërit të saj. Truri më lëshonte dopaminë dhe ndihesha më mirë. Sado i çuditshëm t`ju duket ky shpjegim shkencor e mjekësor, unë e di nga përvoja: dashuria shëron dhe rikthen në jetë”, përfundon statusi i Navalny-t.

*Burimi Huffington Post