Amal Clooney luajti rol kyç në urdhër-arrestin për Netanyaun
E Martë 21 Maj 2024, 16:10
TiranaPost
Amal Clooney është një nga ekspertët ligjorë që rekomandoi që kryeprokurori i gjykatës më të lartë në botë të kërkojë urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit e grupit militant Hamas.
Karim Khan njoftoi synimin e tij këtë të hënën, duke thënë se veprimet e ndërmarra nga liderët izraelitë dhe Hamasi në luftën shtatëmujore në Gaza përbënin krime lufte.
"Kam shërbyer në këtë panel sepse besoj në sundimin e ligjit dhe nevojën për të mbrojtur jetët e civilëve," shkroi Clooney. “Ligji që mbron civilët në luftë është zhvilluar më shumë se 100 vjet më parë dhe ai zbatohet në çdo vend të botës pavarësisht nga arsyet e një konflikti.”