Lajme nga Bota

Amerika do vaksinojë çdo njeri, mbi 18 vjeç

Amerika do vaksinojë çdo njeri, mbi 18 vjeç

Presidenti i Amerikës Joe Biden ka njoftuar se nga 19 prilli e më tej mund të vaksinohet çdo i rritur mbi 18 vjeç. Pra Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë më asnjë kufizim moshe duke qenë se vaksinimi i kategorive më të riskuara thuajse ka përfunduar. Për më tepër, dy javët në vazhdim presin doza të tjera vaksinash.

“Nuk jemi ende te vija e finishit. Ende kemi shumë punë për të bërë. Jemi në garë për jetë a vdekje me virusin. Këto variante janë më ngjitëse. Ato janë më të rrezikshme, por vaksinat japin efekt”, tha Biden.

Aktualisht Amerika ka pësuar një rënie të vogël të fataliteteve, por rritje të numrit të infektimeve.