Kuba është në blackout. Energjia elektrike mungon pasi vendi u godit nga uragani Ian. 11 milionë banorë janë në errësirë. Dëmet materiale janë të mëdha.
Deri tani raportohet se dy persona humbën jetën nga stuhia e kategorisë së tretë.
Frika nga uragani dhe ajo çfarë mund të sjellë, ka pushtuar tashmë Floridën. Uragani po vazhdon rrugën për atje dhe pritet të arrijë sot (të mërkurën).
Disa aeroporte janë mbyllur. Qindra mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat me rrezikshmëri të lartë.