Lajme nga Bota

Amerika publikon planin historik prej 2 trilionë dollarësh! Çdo punonjës do të marrë 1200 dollarë

Amerika publikon planin historik prej 2 trilionë dollarësh! Çdo

2 trilionë dollarë është plani që ka Amerika për të luftuar efektet në ekonomi të koronavirusit. Drejtuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe të Senatit arritën sot marrëveshjen e rëndësishme dhe me shifrën më të lartë në historinë e vendit.

“Zonja dhe zotërinj, u krye. Senati ka arritur një marrëveshje mbi një paketë historike ndihme për këtë pandemi”, tha një përfaqësues i Senatit.

Sipas planit, 250 miliardë dollarë janë për të paguar individët dhe familjet, 350 miliardë dollarë janë në formë kredie për biznesin e vogël, 250 miliardë dollarë për ata që përfitojnë nga figuracioni i papunësisë dhe 500 miliardë dollarë në kredi për kompanitë e shqetësuara.

Sipas planit, individët që fitojnë 75,000 dollarë të ardhura bruto ose më pak do të paguhen 1.200 dollarë secili, për çiftet që janë të martuar që fitojnë deri në 150,000 dollarë do të marrin 2.400 dollarë dhe një shtesë 500 dollarë për secilin fëmijë. Pagesa do të variojnë nga të ardhurat, duke u hequr fare për ata që fitojnë 99,000 dollarë dhe për çiftet që fitojnë 198,000 dollarë.

Ndërkohë në SHBA janë rreth 53 mijë të infektuar dhe mbi 680 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi./ Burimi CNN