Lajme nga Bota

Analiza me fakte e profesor Walter Ricciardi: Pse Italia mban rekordin e viktimave nga koronavirusi?

Analiza me fakte e profesor Walter Ricciardi: Pse Italia mban rekordin e

Pandemia e koronavirusit e ka gjunjëzuar Italinë, shumë viktima, shumë të infektuar, spitale të mbingarkuara dhe për pasojë një shtet i ngrirë! Ekspertët janë të shqetësuar se situata do vijojë në këtë nivel tragjik, aq më tepër tani që shifrat tejkaluan ato të Kinës. Në shifra jo zyrtare, do të thotë se rreth 8% e pacientëve me Covid-19 në Itali kanë ndërruar jetë, krahasuar me 4% që mban Kina.

Italia ka: 53,578 të infektuar, 4,825 viktima, 6,072 të shëruar.

Pyetja që lind është: Pse kjo pabarazi nëse mund të thuhet kështu?

Sipas Profesor Walter Ricciardi, këshilltar shkencor i ministrit të shëndetit në Itali, shkalla e vdekshmërisë në atë vend vjen për shkak të demografisë.

Pra Italia ka popullsinë e dytë më të vjetër në gjithë botën. Mosha e pacientëve në spitalet italiane është dukshëm më e vjetër, mesatarja është 67, ndërsa në Kinë 46, kjo është thelbësore në rritjen e vdekshmërisë.

Një studim i fundit zbuloi se pothuajse 40 përqind e të infektuarve dhe 87 % e të vdekurve në Itali, i përkisnin moshës mbi 70%.

Kjo do të thotë se shumica e kësaj grupmoshe ka nevojë për trajtim spitalor, përfshirë 80% me probleme të tjera shëndetësore, duke shkaktuar një fluks të madh që në sistemin shëndetësor do të thotë presion i madh veprimi!

Profesor Ricciardi thotë gjithashtu se numri i vdekjeve në Itali mund të duket shumë i lartë për shkak të mënyrës sesi mjekët i regjistrojnë këto vdekje.

Ai thotë se të gjithë pacientët që vdesin në spitalet ku janë kthyer në qendra trajtimi koronavirusi, regjistrohen si viktima të koronavirusit.

Në rivlerësimin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit thuhet se vetëm 12 përqind e viktimave kanë shkak vdekje vetëm koronavirusin, ndërsa 88 përqind e viktimave të tjera kanë pasur sëmundje të rënda, dy ose tre të tilla.

Ekspertë të tjerë janë skeptikë në lidhje me të dhënat në dispozicion. Martin McKee, profesor i shëndetit publik evropian thotë se vendet ende nuk kanë një tregues se sa persona me simptoma të lehta kanë të regjistruar apo të identifikuar. 

Nëse testimi i mëvonshëm zbulon më shumë raste asimptomatike që përhapen në mënyrën që as vetë i prekuri nuk di se është infektuar, shkalla e vdekshmërisë do të bjerë.

Ai thotë se është shumë herët për të bërë krahasim me gjithë Europën dhe se nuk ka mbikëqyrje te detajuar të popullatës dhe për rrjedhojë nuk dihet se sa njerëz asimptomatikë po e përhapin virusin.

"Në Gjermani, mbikëqyrja epidemiologjike është më sfiduese thjesht për shkak të kompleksitetit të punës në një shtet federal dhe sepse shëndeti publik është shumë i organizuar në nivelin lokal."

Por ka faktorë të tjerë që mund të kenë kontribuar në shkallën e fatalitetit të Italisë. Kjo përfshin një shkallë të lartë të pirjes së duhanit dhe ndotjes, shumica e vdekjeve janë regjistruar në rajonin verior, rajonin e Lombardisë, i cili njihet për ajrin e ndotur. Dhe gjithashtu nuk ka dyshim se pjesë të sistemit shëndetësor të Italisë kanë qenë të stërngarkuara me një rritje të pacientëve me koronavirus.

"Mjekët në Itali nuk janë marrë me një ose dy pacientë por deri në 1.200", thotë Doktor Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetit.

 Ai thotë se tani mjekët do të jenë më të rrezikuarit, deri më tani janë 2000 dhe të tjerë mund të shfaqin shenjat pas periudhës së inkubimit.