Lajme nga Bota

Andrea Bocelli: Ndihem i poshtëruar nga masat e bllokimit. Mosha ime ka nevojë për diell dhe nuk i zbatova!

Andrea Bocelli: Ndihem i poshtëruar nga masat e bllokimit. Mosha ime ka

Këngëtari me famë i operas italiane, Andrea Bocelli ka thënë se është ndjerë i poshtëruar dhe i ofenduar nga masat bllokuese të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

‘Unë nuk mund të dilja nga shtëpia, edhe pse nuk kisha bërë asnjë krim’, ka thënë këngëtari duke pranuar se nuk i është bindur në disa raste rregullave të bllokimit pasi sipas tij ashpërsia e pandemisë është e fryrë nga qeveritarët. Komentet e tij kanë befasuar italianët pasi ai u kthye në simbol të unitetit kombëtar në kulmin e masave kufizuese. Të dielën e Pashkëve, ai këndoi i vetëm në mes të katedrales së Milanos. Kënga përcillte mesazhin për shpresë.

Andrea Bocelli: Ndihem i poshtëruar nga masat e bllokimit. Mosha ime ka

Andrea Bocelli: Ndihem i poshtëruar nga masat e bllokimit. Mosha ime ka

Andrea Bocelli foli gjatë një konference të mbajtur në senatin italian, ku morën pjesë politikanë të opozitës duke përfshirë Matteo Salvinin i cili drejton partinë e ekstremit të djathtë La Lega. Salvini ka sulmuar qeverinë e kryeministrit Conte për dështim në përballimin e krisë së koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij, këngëtari Bocelli, 61 vjeç tha: ‘I kam shkelur rregullat sepse mendoja se nuk ishte e mirë dhe e shëndetshme për moshën time të mbyllesha në shtëpi. Unë jam në një moshë që kam nevojë të dal, kam nevojë për diell dhe për vitaminë D’. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të refuzojnë të ndjekin urdhrat.

‘Unë nuk njoh asnjë që është në terapi intensive. Pra për çfarë po bëhet gjithë kjo situatë? Le të refuzojmë të ndjekim rregullat. Le të lexojmë libra, të lëvizim, të njohim njëri tjetrin. Të bisedojmë të dialogojmë’.

Bocelli ka dy djem të rritur nga martesa e mëparshme dhe një vajzë me gruan e dytë Veronica Berti. Këngëtari kritikoi edhe qasjen e qeverisë italiane për rihapjen e shkollave.

‘Unë kam një vajzë tetë vjeçare dhe është e paimagjinueshme që këta fëmijë do të duhet të shkojnë në shkollë të ndarë nga një copë pleksiglas dhe të fshehur pas një maske. Është e paimagjinueshme që shkollat ​​u mbyllën kaq shpejt dhe me të njëjtën shpejtësi u hapen klubet e natës, ku të rinjtë shkojnë jo për të mësuar’.

Më vonë pasi rrjeti flloi të ziejë nga komentet, Bocelli tha se komentet e tij ishin keqkuptuar, duke shtuar se fondacioni i tij ka ndihmuar shumë njerëz gjatë pandemisë.

Rregullat e bllokimit në Itali tani janë hequr kryesisht, por maskat në fytyrë janë të detyrueshme në transportin publik dhe në dyqane, dhe distanca sociale prej një metri kërkohet në hapësirat publike.

Andrea Bocelli: Ndihem i poshtëruar nga masat e bllokimit. Mosha ime ka

Më shumë se 35,000 italianë kanë vdekur nga koronavirusi.