Lajme nga Bota

Angela Merkel futet në karantinë. Takoi një mjek me koronavirus

Angela Merkel futet në karantinë. Takoi një mjek me koronavirus

Kancelarja gjermane Angela Merkel është future në karantinë për shkak se mjeku që i injektoi një vaksinë ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Merkel u njoftuar për rezultat e testit të mjekut menjëherë pas konferencës që mbajti për ashpërsimin e masave për mospërhapjen e koronavirusit.

Zëdhënësi i saj Steffen Seibert tha që Merkel kishte bërë pak ditë më parë vaksinën e Pneumokokut, diçka që e bëjnë të gjithë shtetasit gjermanë mbi 50 vjeç.

Gjatë 14 ditëve në karantinë, kancelarja gjermane do punojë nga shtëpia.