Lajme nga Bota

Gjithmonë një hap ndryshe nga të tjerët, Angela Merkel zgjedh vaksinën më të debatuar të momentit

Gjithmonë një hap ndryshe nga të tjerët, Angela Merkel

Sot mikesha e saj Ursula Von Der Leyen bëri dozën e parë të vaksinës Pfizer. Ndërkaq, në Europë debati për AstraZeneca po kthehet në një dhimbje koke. Danimarka sot e ndaloi AstraZeneca-n, ndërsa Merkel qetesoi gjermanët duke dhënë lajmin se do vaksinohet ajo vetë më AstraZeneca.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do e bëjë nesër vaksinën. Sipas mediave gjermane, kjo zgjedhje e Merkel vjen për shkak edhe të debateve për efikasitetin e vaksinës dhe për t'i përcjellë më shumë besim gjermanëve që të mos hezitojnë së vaksinuari.

Disa vende e kufizuan përdorimin e AstraZeneca-s në grupe të caktuara ose e ndaluan plotësisht pas rasteve me mpiksje gjaku, ku dyshohet se janë të shkaktuara nga kjo vaksinë. Danimarka mori vendimin sot për ta ndaluar.


Në Gjermani vetëm personat mbi 60 vjeç mund të bëjnë vaksinën me AstraZeneca - një kriter që 66-vjeçarja Merkel e plotëson.

Gjithmonë një hap ndryshe nga të tjerët, Angela Merkel

*Tiranapost.al.