Lajme nga Bota

Anglia heq detyrimin maskës dhe Green Pass-in

Anglia heq detyrimin maskës dhe Green Pass-in

Nga 26 janari, mbajtja e maskës dhe ‘’Green Pass’’ nuk do të kërkohet më në Angli.

Lajmi u dha nga kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili gjithashtu shtoi se qeveria nuk do t'i këshillojë më qytetarët që të punojnë nga shtëpia.

Sipas Johnson, shkencëtarët mendojnë se vala Omicron ka kaluar kulmin dhe masat e marra ishin ndjekur me përpikëri nga qytetarët.

Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha: "Ky është një moment për të cilin të gjithë mund të jemi krenarë. Është një kujtesë e asaj që ky vend mund të arrijë kur ne të gjithë punojmë së bashku."

Sajid paralajmëroi se ky nuk është fundi i pandemisë, pasi virusi dhe variantet e ardhshme nuk mund të çrrënjosen.

"Ne duhet të mësojmë të jetojmë me COVID në të njëjtën mënyrë si jetojmë me gripin", tha Sajid Javid.

Tiranapost.al