Lajme nga Bota

'Anonymous' hakon faqet e internetit të qeverisë iraniane

'Anonymous' hakon faqet e internetit të qeverisë iraniane

Disa uebsajte mediatike të qeverisë iraniane, të lidhura me shtetin janë mbyllur dhe grupi i hakerave “Anonymous” ka marrë përgjegjësinë e sulmeve kibernetike. Anonymous në Tëitter ka bërë me dije se këto sulme janë ndërrmarë me qëllim mbështetjen e protestave pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini.

“Populli iranian nuk është i vetëm”, tha Anonymous.

Gruaja 22-vjeçare nga provinca veriperëndimore e Kurdistanit vdiq të premten në Teheran pasi pësoi një goditje në tru ndërsa ishte në paraburgim për hixhabin e saj "të pahijshëm".

Autoritetet iraniane kanë mohuar çdo akuzë për keqtrajtim ose rrahje të Aminit dhe thanë se ajo kishte kushte para-ekzistuese që kontribuan në vdekjen e saj, por familja e saj i ka hedhur poshtë pretendimet.

Një video e publikuar herët të mërkurën tregoi pamjet e protestave në disa qytete iraniane që kanë shpërthyer që nga vdekja e Amini.

Duket se dy faqet kryesore të internetit të qeverisë iraniane ishin objektivi kryesor i sulmeve.

Njëra është faqja e internetit e "shërbimeve inteligjente" të qeverisë, ku ofrohen një sërë shërbimesh online, dhe një tjetër ka për qëllim publikimin e lajmeve të qeverisë dhe intervistave me zyrtarë.

Qeveria iraniane ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi pretendimet ose sulmet.

Disa uebsajte të tjera, duke përfshirë uebfaqen e televizionit shtetëror iranian, u sulmuan gjithashtu dhe nuk funksionuan për disa kohë.