Lajme nga Bota

Anthony Fauci: Doktori amerikan që po punon 20 orë në ditë dhe gruaja i kujton të hajë bukë

Anthony Fauci: Doktori amerikan që po punon 20 orë në ditë

Doktori dhe Këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci është shumë i ngarkuar me punë në këto ditë pandemie nga koronavirusi. Por nuk është se do të zgjidhje një profesion tjetër nëse do kishte mundësi të kthehej pas në kohë. Në një intervitë për CNBC ai thotë: Kjo është jeta që unë kam zgjedhur të bëj, dhe kjo është puna ime.  a shumë gjëra shqetësuese në punën time, por thjesht duhet përqëndrim dhe shumë punë. Kjo do të thotë: Fokus dhe li mënjanë gjërat e tjera.

Me një karrierë mbi 36 vjeçare, Fauci i cili është ekspert i sëmundjeve infektive, ka trajtuar shpërthime virusesh dhe pandemi të tjera si HIV, SARS, MERS dhe Ebola. Ndërsa tani në moshën 79 vjeçare po punon 19-20 orë në ditë për të trajtuar pandeminë e COVID-19.

Gruaja e tij Christine Grady, e cila punon si infermiere bioethiciste, i kujton se duhet të kujdeset dhe të ushqehet: Përpiqem ti kujtoj të pushojë, të pijë ujë, të flejë mirë dhe të jetë selektiv: Ai thtoë po për çdo detyrë apo ndihmë që mund ti kërkohet: Mendoj se duhet të jetë më selktiv dhe të thotë Jo për disa gjëra.

Kohët e fundit ai u kërcënua nga mbështetësit e Trump pasi kundërshtoi deklaratat e tij. Trump thoshte për hapje të dyerve të Amerikës ndërsa Fauci thoshte se duhen marrë masa kufizuese dhe shifrat treguan se kishte të drejtë.

Anthony Fauci: Doktori amerikan që po punon 20 orë në ditë

Megjithatë, Trump ka hedhur poshtë lajmet se doktori ishte kërcënuar duke thënë se Faucin e duan të gjithë:  ai nuk ka nevojë për truproja dhe siguri të lartë. Të gjithë e duan atë. Përveç kësaj, ata që mund ta kenë kërcënuar mund të futen në telashe shumë të mëdha nëse bëjnë ndonjë veprim!

Anthony Fauci: Doktori amerikan që po punon 20 orë në ditë

SHBA ka 355,834 të infektuar, numri më i lartë në botë, 10,458 viktima, 19,247 të shëruar, 8,832 në gjendje kritike.