Lajme nga Bota

Anulimet e fluturimeve që mund të prisni në shtator e Tetor

Anulimet e fluturimeve që mund të prisni në shtator e Tetor

Grevat nga punonjësit e trafikut ajror në Europë do të shkaktojnë anulime të fluturimeve gjatë shtatorit dhe tetorit.

Francë:

Sindikata më e madhe e Francës për kontrollorët e trafikut ajror (SNCTA) u ka bërë thirrje punëtorëve të zhvillojnë greva mbarëkombëtare në 15 shtator dhe 13 tetor.

Itali:

Më 16 shtator, kontrollorët e trafikut ajror në aeroportet përreth Italisë do të organizojnë një grevë tetë-orëshe nga ora 10 e mëngjesit deri në 6 pasdite.

Fluturimet e planifikuara për t'u nisur përpara orës 10 të mëngjesit dhe pas orës 18:00 nuk duhet të ndikohen nga greva.

Angli:

Stafi i shërbimit tokësor në aeroportin Luton ka thirrur greva 24-orëshe në 13 dhe 20 shtator.

Grevat do të shkaktojnë problematika për pasagjerët e Wizz Air.

Belgjikë:

Pilotët e Ryanair me bazë në Belgjikë do të futen në grevë sërish në 14-15 shtator.