Lajme nga Bota

Anulohet vizita e Lavrov në Serbi

Anulohet vizita e Lavrov në Serbi

Ishte planifikuar që më 6 dhe 7 qershor, pra sot dhe nesër, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov do të qëndronte në Serbi. Në takimin me Vuçiç do të flitej rreth një marrëveshje tre-vjeçare për furnizim me gaz.

Vizita është anuluar pasi Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionin me të cilin Lavrov do të fluturonte.

Vendimi është pjesë e sanksioneve që shtete të ndryshme kanë marrë për të dënuar pushtimin rus në Ukrainë. Kurse Serbia nuk ka vendosur asnjë sanksion deri tani ndaj Rusisë apo liderëve rusë.