Lajme nga Bota

Do kemi një pandemi më vdekjeprurëse! Paralajmërimi i Bill Gates nëse bëhet ky gabim me vaksinën e Covid

Do kemi një pandemi më vdekjeprurëse! Paralajmërimi i Bill

Bill Gates thotë ilaçe i Covid-19 dhe vaksinat e ardhshme duhet t'u shpërndahen njerëzve që u duhen më së shumti dhe jo "atij që ofron më shumë para".

"Kemi nevojë për udhëheqës që të marrin këto vendime të vështira në lidhje me shpërndarjen duke qenë të paanshëm, jo duke u ndikuar nga faktorët e tregut. Nëse lejojmë që ilaçet dhe vaksinat të shkojnë tek ai që ofron më shumë, në vend që të shkojnë tek njerëzit dhe vendet ku janë më të nevojshme, do të kemi një pandemi më të gjatë, më të padrejtë, më vdekjeprurëse", tha miliarderi themelues i “Microsoft” gjatë një konference të organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e AIDS.

Ndërsa vendet dhe kompanitë garojnë për të sjellë një vaksinë në treg, janë ngritur shqetësimet se shtet më të pasura marrin më shumë ilaçe sesa vendet në zhvillim. Ndërkohë ka pasur thirrje që vaksinat e koronavirusit të trajtohen si të mira publike për të gjithë, pa fitime.

"Bashkëpunimi global, një vendosmëri për të shpikur mjetet dhe për t'i nxjerrë ato atje ku duhen më shumë, është thelbësore. Kur kemi ato gjëra, kombe, institucione dhe avokatë që punojnë së bashku në këtë përgjigje kolektive, shohim ndikim të jashtëzakonshëm”, tha Gates.

Organizata Botërore e Shëndetit është shprehur se 21 vaksina aktualisht janë duke u testuar tek vullnetarë, tre prej të cilave janë në fazën e tretë të zhvillimit./ Burimi CNBC