Lajme nga Bota

Arianna Huffington mbush 70 vjeç: Këto tre këshilla do doja t'ja kisha dhënë vetes time në rini, tani vlejnë për ju

Arianna Huffington mbush 70 vjeç: Këto tre këshilla do doja

Me 15 korrik, Arianna Huffington mbushi 70 vjeç. Autorja, biznesmenia, themeluesja e Huffington Post dhe më pas e Thrive Global, shfrytëzoi rastin për të shfletuar artikujt e saj që datojnë kur ishte në të njëzetat. Teksa lexonte e gjeti veten duke menduar se sa mirë do ishte sikur të mundej të këshillonte veten në atë moshë të re.

Arianna Huffington mbush 70 vjeç: Këto tre këshilla do doja

Meqënëse nuk mundet kurrësesi, vendosi të ndante disa nga mësimet më të mëdha me të rinjtë e sotëm dhe jo vetëm.

1-Mos u shqetëso më kaq shumë.

Arianna Huffington citon Montaigne: Pati shumë gjëra të tmerrshme në jetën time, por shumica prej tyre nuk ndodhën kurrë. Edhe për Ariannën ka ndodhur e njëjta gjë. Shumica e gjërave për të cilat është shqetësuar kaq shumë, në të vërtetë nuk i kanë ndodhur kurrë.

‘Shumica e gjërave të këqija reale që më kanë ndodhur, siç ishte sulmi në zemër i burrit tim tre vite më parë, nuk mund ti parashikoja. A ishim të shqetësuar ne para Janarit se do të shperthente një pandemi globale? Meqenëse nuk mund të parashikojmë ose të përgatitemi për çdo gjë të keqe që mund të ndodhë, është mirë të marrim masa paraprake duke mos u shqetësuar për gjëra që i mendojmë por nuk i dimë. Sepse vetë shqetësimi na kushton kohë dhe energji që mund të shpenzohen më mirë diku tjetër, dhe madje mund të ndikojë në shëndetin tonë.

2. Përqendrohu në ato gjëra që vërtetë kanë rëndësi

Teksa lexonte revistat e vjetra Huffington u befasua nga fakti se sa e zonja ishte të kuptonte çfarë kishte me të vërtetë rëndësi, por sa keq që nuk bëri asnjë veprim në bazë të këtyre njohurive.  Nuk jep specifika se çfarë konsideronte të rëndësishme në atë kohë por e vërteta është se nuk iu dha aspak përparësi. 

‘Secili prej nesh ka gjëra të cilat vërtet na interesojnë. Këshilla këtu është që të gjithë duhet të përqendrohemi se si të arrijmë qëllimin, si të përshtatemi në prioritetet tona më të mëdha. Pyetja e famshme e Steve Jobs i përshtatet më së miri asaj që dua të them: Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës suaj, do të dëshironit të bënit atë që jeni duke bërë?" Vetes time të re do të doja ti thoja: Ec përpara dhe merr parasysh rrezikun. Ky është thelbi'.

3. Mos e mendo kalimin e viteve dhe moshimin vetëm në aspektin e humbjes

Ne kemi tendencë të mendojmë për plakjen vetëm në aspektin e gjërave që nuk do mundemi ti bëjmë më fizikisht, se si do na bien flokët, si do fillojë të na humbasë kujtesa dhe njohuritë që kemi. Por siç na kujton Huffington, teksa vitet kalojnë, ne fitojmë shumë gjëra të tjera: Si mençuri, qetësi, përvojë dhe aftësi.

‘Në moshën 70 vjeç, unë ndoqa dëshirat që kisha në zemër’, shkruante Confucius dhe po ashtu edhe Arianna Huffington ndoqi dëshirën e saj, duke themeluar Thrive Global, të cilën ajo e startoi në moshën 66 vjeç.

‘Nëse 70 vjeç do të thotë që të vazhdosh të punosh, me më pak stres, më pak lodhje dhe më shumë gëzim, e dua këtë moshë'!