Lajme nga Bota

Arianna Huffington: Teknologjia në kohë pandemie përballë shëndetit mendor të punonjësve

Edhe para pandemisë, mënyra se si po jetonim dhe punonim, të nxitur nga stresi dhe lodhja, e bëri të vështirë të ishim më krijues, më të ndjeshëm dhe më bashkëpunues. Pandemia në fakt thjesht e ka përshpejtuar prishjen e një modeli tashmë të paqëndrueshëm.

Arianna Huffington: Teknologjia në kohë pandemie përballë

Çdo vend po e përballon koronavirusin në mënyrën e vet, pandemia nuk ka ikur ende, por ka dhënë disa mësime të qarta për komunitetin global të biznesit. Më kryesorja mes tyre është rëndësia e rezistencës mendore si në nivelin individual ashtu edhe në atë organizativ. Ne e dimë që përçarjet dhe goditjet e rënda ekonomike globalisht do të vazhdojnë dhe asnjë vend nuk do jetë imun. Por edhe mes ndryshimeve të vazhdueshme dhe pasigurisë që do të përcaktojë të ardhmen tonë, është e mundur që kompanitë jo vetëm tu rezistojnë goditjeve por të lulëzojnë dhe të fuqizohen. Për momentin, kompanitë e mëdha në gjithë botën janë të zënë në ndërtimin dhe implementimin e teknologjive të reja për të lejuar punonjësit që të bashkëpunojnë në distancë ose se si të ndajnë hapësirën e zyrës në mënyrë të sigurt. Mjetet variojnë nga protokolli tek teknologjia dhe aplikacionet që të kujtojnë distancimin social.

Por nëse njerëzve nuk u jepen mjetet për të ushqyer mirëqenien e tyre dhe qëndrueshmërinë mendore, sado mbresëlënëse të jenë teknologjitë e reja, në fakt nuk do të jenë të mjaftueshme.

Edhe para pandemisë, mënyra se si po jetonim dhe punonim, të nxitur nga stresi dhe lodhja, e bëri të vështirë të ishim më krijues, më të ndjeshëm dhe më bashkëpunues. Pandemia në fakt thjesht e ka përshpejtuar prishjen e një modeli tashmë të paqëndrueshëm.

Njerëzit nuk munden thjesht me një çelës apo me buton të bëhen më kreativë dhe më inovativë. Së pari duhet të plotësohen nevojat tona emocionale. Nuk mund të krijojmë dhe të zbatojmë zgjidhje të reja për të ardhmen nëse përpiqemi thjesht të kalojmë dhe një ditë tjetër. Ne nuk mund të jemi empatikë, gjithëpërfshirës, ??të hapur ndaj ideve të reja dhe të shohim perspektiva alternative kur nuk i shohim dot qoftë një orë më pas. Ne mund të frymëzohemi dhe të fokusohemi vetëm kur jemi të qëtë, dhe jo teksa ndodhemi në mëshirën e instikteve të mbijetesës.

Elasticiteti mendor na lejon të përballojmë ndryshimet dhe përçarjet, të mos kalojmë direkt në 'luftë' dhe të mos të zgjedhim të parën gjë: Ikjen apo shmangien.

Dhe ne e dimë se si duhet të jenë kushtet që punonjësit të kenë qëndrueshmëri mendore: Kur të mos jemi 24/7 me mendje tek puna. Kur të mos ndihemi sikur duhet të zgjedhim suksesin në punë apo lumturinë në familje, kur te jemi në gjendje të gjejmë momente për të ndalur e për të menduar, eksploruar, ndjekur pasionet tona ose thjesht duke përjetuar gëzim.

Kjo është ajo që na lejon të jemi më produktivë në gjithë jetën tonë, dhe nëse na mundësohet kjo mund të bëjmë maksimumin me teknologjinë që na disponohet.

Atëherë, çfarë mund të bëjnë kompanitë për t'i dhënë përparësi faktorit njerëzor?

1- Për t'u dhënë njerëzve mbështetjen e nevojshme, duhet të kuptojmë se ku janë dhe me çfarë po luftojnë. Ne duhet të kuptojmë më shumë sesa thjesht të dhënat që bizneset kanë matur tradicionalisht. Elasticiteti mendor dhe mirëqenia emocionale e punonjësve janë treguesit kryesorë të performancës së biznesit.

2- Shumë nga bisedat tona teksa u rikthyem në zyrë u përqendruan tek siguria fizike. Sigurisht siguria është përparësi, por nuk mund të lihet jashtë diskutimit gjendja jonë emocionale dhe mentale.

3-Neuroshkenca na ka treguar se mund të ulim nivelin e stresit në vetëm 60 sekonda. Pra nevojiten sisteme teknologjike që mund tu mundësojnë njerëzve qetësinë dhe ndjenjën e perspektivës në momentet edhe më stresuese.

4. Përdorni fuqinë e tregimit. Tregimet janë mënyra se si ne i japim kuptim botës sonë. Janë histori që na frymëzojnë ose thjesht bëjnë ndryshime të vogla që me kalimin e kohës do të kenë një ndikim të madh. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të dëgjosh nga të tjerët për sfidat dhe sukseset e tyre dhe në fund të ndërtosh një model tëndin drejt së ardhmes.

Arianna Huffington autore greko-amerikane, kolumniste dhe biznesmene. Bashkëthemeluese e The Huffington Post, themeluese dhe CEO e Thrive Global, autore e 15  librave.

Arianna Huffington: Teknologjia në kohë pandemie përballë