Lajme nga Bota

Arma e vetme që kemi ne njerëzit kundër virusit, jo vaksina!

Arma e vetme që kemi ne njerëzit kundër virusit, jo vaksina!

Sistemi imunitar njerëzor ka një histori plot fitore kundër viruseve, e sidomos nëse e krahasojmë me kurat farmaceutike që gjithsesi janë të nevojshme.  Në një intervistë për Bloomberg, profesoresë Paula Cannon nga Universiteti në Kaliforni thotë:

Sistemi ynë imunitar është si prodhuesi më i mirë i ilaçeve në botë. Pavarësisht nëse jemi prekur nga fruthi në moshën 5 vjeç ose nga koronavirusi në moshën 50 vjeç, e vërteta është se sistemi ynë imunitar i ka luftuar në të shumtën e rasteve dhe ka arritur një qasje të mundshme antivirale që na mbron gjatë jetës tonë.  

Prodhuesit e ilaçeve po kërkojnë të gjejnë se si të imitojnë procesin e luftimit të infeksionit siç ndodh brenda trupit me sistemin e imunitetit.

Por profesoresha thotë se do duhen vite me trajtime dhe specifike që mund të ndalojnë koronavirusin me trajektoren e saj. E vetmja armë aktuale që kemi dhe në mungesë të një vaksine efektive është: Imuniteti ynë njerëzor!

Rusia ka lancuar vaksinën dhe thuhet se ketë filluar shpërndarjen tek qindra njerëz. Por shkencëtarët janë skeptikë, pasi dyshojnë që vaksina ‘Sputnik’ ti ketë kaluar të gjitha fazat e testimit.