Armët i fshehu në shtëpinë e prindërve, por motivet e sulmit në shkollën e Nashville janë të paqarta

Agresorja që vrau gjashtë persona në një shkollë në Nashville, Tennessee, të hënën bleu shtatë armë legalisht dhe i fshehu në shtëpi, thotë policia.
Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë nëntë vjeç, u vranë në sulmin në shkollën e Krishterë.
Autorja ishte nën “përkujdesjen e mjekut për një çrregullim emocional”, thotë policia.
Nxënësit e vrarë në sulm ishin Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney.
Tre punonjës në shkollën e krishterë vdiqën gjithashtu: Cynthia Peak, 61 vjeç, Katherine Koonce, 60 vjeç dhe Mike Hill, 61 vjeç.
Policia ka folur me prindërit e Audrey Hale, e cila u vra nga policia më pak se 15 minuta pas fillimit të sulmit.
Hale, e cila u identifikua si transgjinore dhe ishte një ish-nxënëse në shkollë, ishte e armatosur me tre armë, duke përfshirë një pushkë gjysmë automatike.
Para sulmit ajo kishte krijuar disa harta.
Një zëdhënës i policisë tha se sulmuesja nuk kishte në shënjestër asnjë person në veçanti, por kishte në shënjestër "këtë shkollë, këtë ndërtesë".