Lajme nga Bota

Do të zëvendësojë Angela Merkel, Armin Laschet zgjidhet kreu i ri i CDU

Do të zëvendësojë Angela Merkel, Armin Laschet zgjidhet kreu

Armin Laschet, kryeministri i landit më të madh të Gjermanisë, Nordrhein-Westfalia, është zgjedhur si kreu i ri i CDU-së.

59 vjeçari Armin Laschet është zgjedhur me 521 vota pro, për udhëheqjen e CDU-së partisë gjermane në pushtet, duke lënë pas dy kundërshtarët e tij Friedrich Merz dhe Norbert Röttgen.

Prej 2017-ës Laschet ka qenë kryeministri i shtetit më të populluar të Gjermanisë Nordrhein-Westfalia dhe qëndron në një vazhdim të kursit të Angela Merkel.

Armin Lasket, konsiderohej si zgjedhja që do të shënonte vazhdueshmërinë e drejtimit të Angela Merkel dhe kishte mbështetjen e përfaqësuesve më në zë të partisë së tij.

Angela Merkel, e cila ka drejtuar partinë prej 18 vjetësh deri në vitin 2018, ka bërë të qartë se nuk do të kandidojë më dhe se do të largohet nga skena politike në shtator të 2021-shit, në përfundim të mandatit të saj.